Spahiu: Mesazhi i SHBA shuplakë për socialistët, sepse janë të tronditur nga bashkëpunimi tyre me Berishën

17 Dhjetor, 20:36 | Përditesimi i fundit: 2024-12-17 20:37:29

Kreshnik Spahiu mendon se mesazhi i sotëm i SHBA kundër non gratës së Berishës është edhe një mesazh ndaj socialistët. Për Marsela Karapançon në 'Frontline Interview' Spahiu thekson se amerikanët janë të tronditur nga bashkëpunimi i PS dhe Edi Ramës me Berishën që është non grata dhe kundër interesave amerikane.