Drejtësia mund të jetë në kushte pamundësie për të bërë drejtësi. Pas rastit që ka plasur në publik për përgjimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngrihen dyshime të forta nëse drejtësia e re është e lirë për të vendosur, pasi ndodhet nën presionin e organit të akuzës.
Ky është mendimi i juristit Kreshnik Spahiu, teksa analizoi situatën më të fundit për arrestimin dhe masën shtrënguese ndaj kryebashkiakur Erion Veliaj.
Madje ai shtoi se në këto rrethana të krijuara dhe referuar një sondazhi të fundit mbi mungesën e besueshmërisë së publikut te Gjykatat, vetëm me 26%, vështirë se gjyqtarët e dosjes Veliaj janë të paanshëm. Madje edhe denoncimi anonim në rastin konkret është i paligjshëm sipas tij.