Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

27 Dhjetor 2024, 08:29 | Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 08:29

Për juristin Kreshnik Spahiu, ngjarja e vitit 2024 është ‘Shqipëria turistike’. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu thotë se dikur 80% e planetit nuk e njihte vendin tonë, as nuk e dinin ku pozicionohej gjeografikisht, ndërkohë që sot situata është krejtësisht ndryshe me një vend të promovuar gjithnjë e më shumë sa i takon aspektit të turizmit.  

 

r.k./Shqiptarja.com