uristi Kreshnik Spahiu mendon se stuhia e vërtetë për partitë e reja vjen ditën e nesërme, 11 prill, kur hapet edhe fushata elektorale dhe dy partitë e mëdha shfaqin muskujt e tyre me të gjithë makinerinë elektorale dhe financiare.
Konflikti i brendshëm që këto parti kanë mes tyre, është një tjetër pikë negative që do reflektohet edhe në vështirësinë e një rezultati pozitiv. Por juristi mendon se do ishte mirë që të 11 partitë e listës në zgjedhje të marrin deputetë në parlament dhe të rritet cilësia, teksa shprehu frikën se niveli i pas 11 majit do jetë edhe më mediokër.
“Mendoj se nesër është ajo vija e kuqe dhe shumë e rrezikshme ku fillojnë stuhitë për partitë e reja. Sepse do kenë më pak hapësirë televizive dhe mediatike për fushatën. Sapo nis kjo fushatë nis makineria e partive të mëdha, me mitingjet e tyre. Priten mitingje të mëdha të tyre dhe shpesh populli shqiptar sugjestionohet me të fortët. Çështja e besueshmërisë me partitë e reja lidhet me nëse vota jote shkon bosh apo plot. Sikurse edhe ajo e besueshmërisë.
Ka analizë ndonjëherë të gabuar, ku shumë njerëz mendojnë se e keqja në Shqipëri janë politikanët. Unë nuk mendoj se populli shqiptar ka ndonjë nivel më të lartë sesa këta liderët e rinj psh., por edhe nga liderët e vjetër. Unë mendoj se këta lider përfaqësojnë atë që ne jemi. Ne nuk mund të kërkojmë lider të nivelit zviceran, se s’mund t’i sjellim ata këtu”, thotë ai.



















