Juristi Kreshnik Spahiu shprehet i zhgënjyer nga partitë e vogla dhe thekson se edhe sondazhet e tregojnë këtë. Pavarësisht se në shifra vlerësohen me 14%, kjo shifër fatkeqësisht nuk mund të përkthehet në mandate, pasi këto forca të reja janë të përçara.
Sipas Spahiut, këto parti dhe kryetarët e tyre po humbasin shansin historik për të ndryshuar estabilishmentin politik në tre dekada, duke mos u bashkuar dhe maksimalizuar votën, për ta përkthyer në mandate deputetësh, deri në 20 vende, kurse në formatin aktual rrezikojnë të mos marrin dot as edhe 1 mandat.
“Duhet të biem dakord për një mënyrë reflektimi dhe besimi që ka populli të partitë e reja, apo është urrejtja që ka ndaj të vjetrat dhe del ky 14%. Këto parti kanë përgjegjësi historike para shqiptarëve, që i hoqën mundësinë Shqipërisë për të reformuar Parlamentin në 11 maj. Ai 14% nuk do kthehet dot në 20 deputetë për të riformatuar parlamentin se u përçanë, pasi nuk do marrin dot as një mandat. Pra ato nuk mund të bëhen dot si Vetëvendosja, siç bëri edhe Albin Kurti.