Spahiu: Pas mandatimit të Belerit në PE nga Greqia, ligji dekriminalizimit duhet griset nga Shqipëria

13 Korrik, 13:01

Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash, do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më datë 16 korrik, ku dhe do të bëhet betimi si eurodeputet.

Lidhur më këtë u diskutua edhe në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ku juristi Kreshnik Spahiu, u shpreh se nëse Beleri do të mandatohet nga Parlamenti Europian, atëherë sipas tij, Shqipëria duhet që të gris ligjin e dekriminalizimit.