Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

19 Gusht, 20:21

Protestat për vrasjen e Egli Progës duhet të vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin. Kështu deklaroi një intervistë për Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, i cili tha se prokuroria është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës.

‘Sot do doja të kisha qenë në Tiranë të bëhesha pjesë për atë vrasje makabër që ka ndodhur në Pogradec. Protesta të vazhdojë deri në shkarkimin e prokurores e cila është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila i dha oksigjen bandave dhe krimit duke rrëzuar autoritetin e shtetit dhe gjitha institucioneve.’- tha Spahiu.

    No videos found.