juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se protestat radikale e forcojnë Partinë Demokratike brenda llojit të vet. Në emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se protestat radikale të PD nuk ndikojnë në elektoratin gri.
"Nuk mendoj që me këtë lloj mënyrë proteste, PD rritet tek elektorati gri. Ruan votat e demokratëve, por a i rrit votat tej demokratëve? Unë them jo. Rinia e sotme, studentët e sotëm nuk janë studentë që mbështesin djegien e karrigeve as këmbët e karrigeve ndaj një gruaje në kuvend. Nuk janë forma që lartësojnë profilin e demokratëve. Koha do tregojë në maj 2025 nëse kanë zgjedhur mënyrën e drejtë apo të gabuar, unë mendoj se kjo rrugë s’do t’i rrisë jashtë llojit të tyre", tha Spahiu në Report Tv.