Spahiu rrëfen: Si më prezantoi Azem Hajdari me Berishën në dhjetor 1990, para takimit me Ramiz Alinë

17 Shtator 2025, 16:38 | Përditesimi: 17 Shtator 2025, 16:38

Juristi Kreshnik Spahiu, ka treguar edhe si është njohur me kreun e PD Sali Berisha. Ai tha se e ka prezantuar Azem Hajdari, në dhjetor të vitit 1990 para se të bëhej prezantimi i PD.

Berishën e kam takuar kur isha 21- vjeç në lëvizjen e dhjetorit, para se të bëhej prezantimi i PD, në sallën ku do të vendosnim për pikat që do prezantonim Ramiz Alisë për të kërkuar pluralizmin politikë. Kam qenë me Azem Hajdarin dhe ajo ka qenë dita e parë e njohjes. Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e PD unë jam vetëm një teser të Aleancës Kuq e Zi’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com