Spahiu: Trump synon një rend të ri botëror, edhe mundet që Shqipëria mos të rezultojë fare në axhendën e tij

20 Janar, 20:46 | Përditesimi i fundit: 2025-01-20 21:12:00

Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se presidenti i SHBA, Donald Trump synon një rend të ri botëror. Duke iu referuar fjalimit të Trump që nuk përmendi Ballkanin, Spahiu thotë se presidenti amerikan mund të mos e ketë fare në axhendë Shqipërinë. Por sipas tij, ai do të emërojë një ambasadore fuqiplotë si Yuri Kim.

"Nëse do i referohemi fjalimit, duhet të ulim pak pritshmëritë tona, se Trump jo vetëm që s’iu referua Shqipërisë e Ballkanit, por as Europës. Në fjalim nuk përmendi kurrë BE dhe u fokusua 100% në ringritjen dhe fuqizimin e SHBA. Nëse ne do t’i referohemi fjalës së Trump si një diskurs që do ndjekë në mandatin e dytë, mund të kuptojmë jo që do jemi periferik, por ndoshta mund të mos jemi kurrë në axhendën e Trump. Parashikoj që s’do e këtë Shqipërinë në asnjë moment në axhendë, do dërgojë një ambasadore si Kim me kompetenca fuqiplota. Në këtë kontekst do thoja të mos presim shumë, nuk ka ftesa fare nga Ballkani për ceremoninë e Trump. S’ka as nga Kosova, Mali i zi, pothuajse Ballkani është i papërfillshëm, siç ka qenë edhe Europa. Janë shmangur nga protokolli i Trump, ajo çfarë mund të themi me bindje është se Trum synon të vendosë një rend të ri botëror. Aty ku vendoset rendi i ri botëror, mund të jesh me fat të mirë dhe të keq", vijoi Spahiu.