Spak arreston Vangjush Dakon (6 Qershor 2023)

7 Qershor 2023, 07:17

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues. Pas 3 orëve takim në policinë e Tiranës, avokati i ish kryebashkiakut, Petrit Ismaili zbuloi se ndaj Vangjush Dakos rëndon akuza për shpërdorim detyre në 2 raste. Njëra për leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.