‘SPAK arritja më e prekshme e reformës’, Manja: Sot kemi nevojë për drejtësi jo vetëm të pavarur, por që jep edhe llogari për rezultatet e saj

8 Korrik, 11:51 | Përditesimi: 8 Korrik, 11:51

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja vlerësoi reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK, në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”. Ministri Manja tha se SPAK është një nga arritjet më të prekshme të reformës në drejtësi, një strukturë e ndërtuar mbi themelet e integritetit, profesionalizmit dhe pavarësisë funksionale.

Por, ministri Manja u shpreh se pavarësia nuk është një qëllim në vetvete. Sipas tij, pavarësia duhet të shoqërohet me mekanizma të qartë dhe efektivë të llogaridhënies, për të garantuar që fuqia e dhënë institucioneve të drejtësisë të mos kthehet në vetëreferencë, por të shërbejë interesit publik dhe sundimit të ligjit.

r.k./Shqiptarja.com