SPAK/ Dumani ripërsërit shqetësimin: Nuk kemi ambiente, deri në 6 hetues në një zyrë! Kur një prokuror duhet të marrë dikë në pyetje të tjerë dalin nga zyra

16 Mars 2023, 17:36

Të gjithë oficerët e BKH do të ritestohen dhe kush nuk e kalon, do të largohet nga kjo strukturë. Në daljen e tij të parë si Drejtues i  Prokurorisë së Posaçme  Altin Dumani ka renditur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë problematikat dhe arritjet e institucionit që ai drejton, pa harruar të kërkojë zyra shtesë.