SPAK hap 28 dosje penale kryesisht (pa kallëzim), merr në dorë të gjithë bazën e të dhënave shtetërore, deri tek llogaritë bankare

12 Prill 2023, 20:45

I projektuar me angazhimin e SHBA-BE për të goditur korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar, SPAK ka rritur procedimet penale kryesish, pra pa një kallëzim penal, por në bazë të investigimeve mediatike apo indicieve të tjera. Në raportin për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2022, theksohet se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim për afera korruptive dhe krim të organizuar.