SPAK i komunikon akuzat Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës! Të pandehur edhe deputetja Klotilda Bushka (pengoi hetimet), 2 biznesmenë e 1 polic

23 Korrik, 18:47 | Përditesimi: 23 Korrik, 18:47

Me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe futje e sendeve në burg, kryebashkiaku i Tiranës është marrë sot zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuzat i janë komunikuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ndërsa bashkëshortes së tij Xoxa statusi i të pandehurit i është njoftuar në SPAK. Gjithsej të pandehur për këtë dosje Report Tv ka mësuar se janë 30, duke përfshirë disa biznesmenë së bashku me kompanitë e tyre.

    I.M/Shqiptarja.com