SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, avokatët e Berishës bëjnë lëvizjen e re për të shtyrë vendimin e GJKKO-së: Duam audion e seancës

28 Dhjetor 2023, 11:38

Avokatët e Sali Berishës bënë sot lëvizjen e re për të shtyrë në kohë vendimin e GJKKO-së për marrjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën ‘Partizani’. Vendimi pritet të jepet në orën 15:00.