SPAK kërkon arrestimin, Arben Ahmetaj largohet nga Shqipëria! VOA: Për herë të fundit telefoni i pulsoi në Kanada! Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot

12 Korrik 2023, 11:34 | Përditesimi: 12 Korrik 2023, 15:24

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Largimin e ka konfirmuar avokati Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Dyshohet se Ahmetaj është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, ndërsa telefoni i ka pulsuar për herë të fundit në Kanada. Këshilli i Mandateve mblidhet sërish sot në 16:00.

    KT/Shqiptarja.com