SPAK kërkon arrestimin, Çupi: Alqi Bllakon e ka stërvitur Meta për të vjedhur, PS s’duhet ta risillte në politikë! Topollaj: Mazhoranca përgjegjëse kryesore! Beqiri: Afera i bënte në favor të LSI-së

29 Mars 2022, 23:07

Alqi Bllako, i cili lajmëroi se do të dorëzojë nesër mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për ta ndaluar për aferën e inceneratorit të Fierit, për analistin Frrok Çupi është një i strëvitur nga Ilir Meta për të vjedhur. Nga ana tjetër, juristi Fabian Topollaj, u shpreh se mazhoranca është përgjegjsja kryesore, pasi rezulton se të gjithë personazhet e goditur nga SPAK, janë të lidhur me PS-në