SPAK kërkon konfiskim e pasurive dhe llogarive bankare të Bledar Seferit, i dënuar në Itali! Bashkëpunëtor i 'kokës' së drogës në Bari, Giovanni di Cosimo

15 Qershor 2021, 15:40

SPAK  ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsioni konfiskimin e pasurisë së Bledar Seferi (alias Hakorja), i dënuar në Itali për trafik drogë dhe bashkëpunëtor i italianit Giovanni di Cosimo, kreu i një grupi kriminal dhe trafikut të drogës në Bari. Në pasuritë e Bledar Seferit që kërkohet konfiskim janë fabrika e plastikës në Shijak, 5 makina, llogari bankare prona truall dhe një ullishte.