SPAK me 11 prokurorë/ Konfirmohet Doloreza Musabelliu! Komisioneri Publik: Nuk ka shkelje

28 Janar 2020, 15:20

TIRANE- Doloreza Musabelliu e cila u konfirmua nga vettingu me shumicë votash dhe pa asnjë problem në të tre kolonat e vlerësimit, pasuri, integritet dhe anën profesionale nga kjo e martë është prokurore e SPAK.

Komisioneri Publik me anë të njoftimit bënë me dije se ‘’pas shqyrtimit të vendimit nr. 217, datë 5.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Doloreza Musabelliu, Institucioni I Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Musabelliu është prokurorja në listën me 15 hetues të cilët u përzgjodhën fillimisht nga KLP si pjesë e SPAK-ut.

Më herët ajo ka qenë prokurore e krimeve të rënda ndërsa prej 3 javë nga shkrirja e krimeve ka kaluar si prokurore në tiranë. Dolorez Musabelliu çon në 11 numrin e prokurorëve në SPAK ku më herët janë emëruar dhe dekretuar 8 prokurorë, ndërsa Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u komanduan përkohësisht.

Në pritje të vettingut për tu bërë pjesë e SPAK janë dhe 3 prokurorë të tjerë mes tyre edhe drejtuesja e Prokurororisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.