SPAK operacion kundër trafikut të drogës në 5 qytete të vendit, priten 44 masa-arresti! Deri tani 18 të arrestuar, mes tyre dy efektivë policie

10 Mars 2022, 10:22 | Përditesimi i fundit: 2022-03-10 16:24:45

Një operacion kundër trafikimit të shitjeve të lëndëve narkotike drejt Italisë po zhvillohet në 5 qytete të vendit për goditjen e grupeve kriminale. Burime bëjnë me dije se operacioni po zhvillohet nga SPAK në qytetin e Vlorës, Tepelenës, Durrësit, Tiranë dhe Lezhë dhe po të njëjtat burime mësojnë se në kuadër të këtij operacioni janë prerë 44 masa-arresti, ndërsa policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre dy efektivë policie, një në Gjirokastër dhe një në Tepelenë.