SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit, avokatët mbrojtës njihen me dosjen! Nën akuzë ish ministri Koka dhe 7 të tjerë

10 Nëntor 2022, 12:42

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dosja e mbyllur hetimore u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.