Operacionet e kërkim shpëtimit knë vijuar pa ndërprerje në Valencia të Spanjës ku bilanci i katastrofës që solli moti ekstrem është ndaluar për momentin në 105 viktima.
Shifra u konfirmua nga Qednra Koordinuese e Emergjencave e cila tha se 3 persona të tjerë të pajetë u gjetën gjatë natës. Megjithatë mediat e huaja e flasin për një situatë jo shumë optimiste sa i takon bilancit. Krahas jetëve të humbura, autoritetet konfirmojnë se janë 120 mijë persona të cilët janë zhvendosur nga banesat e tyre.
Mbetet e paqartë situata me njerëzit e zhdukur, pasi për momentin nuk ka një numër të saktë në lidhje me këtë. Qindra njerëz për shkak të shkatërrimit të banesave të tyre janë detyruar të prenotojnë hotele në Valencia, qyteti më i dëmtuar ku janë angazhuar mbi 1000 forca të ushtrisë.