Speca të mbushura me djath dhe proshutë nga zonja Vjollca

17 Qershor 2021, 10:50

Speca të mbushura me djath dhe proshutë

Përbërësit:

4-5 speca ( për mbushje)

250 gr rikota

1 tufë majdanoz

2 domate mesatare

100 gr djath kaçkavall të butë

150 gr proshutë cotto

2 feta bukë të thekur ( në kubikë )

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Presim specat I pastrojmë brenda nga farat.

Në një tas vendosim rikotën, majdanozin të grirë, domatet në kubikë të vegjël. Të gjithë këto përbërës i  përziejmë duke shtuar më pas djathin kaçkavall të grirë në rende, proshutëm në kubikë të vegjël dhe 2 feta bukë në kubikë të vegjël ( të thekur), kripë, piper të zi, dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë dhe njëherë mirë të gjithë përbërësit sëbashku. Mbushim specat I vendosim kapakun e tyre dhe I vendosim në tepsi të lyera me furçë me pak vaj. vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gracë Celsius për 15-20 minuta më pas janë gati për ti shërbyer.