Speciale 2022/ Botërori i Katarit, nga surprizat te triumfi i Argjentinës

31 Dhjetor 2022, 17:52

Minutat e para në stadiumin ‘Lusail’ të Katarit referuan një finale me një protagonist. Engjëlli Di Maria fitoi një penallti që u kthye në gol nga Messi, ndërsa po në pjesën e parë Di Maria dyfishoi, duke krijua përshtypjen e një Francë të shpërbërë, të paorganizuar dhe të mbivlerësuar. Kjo situatë vijoi deri në minutën e 80 kur fenomenali Mbappe shkurtoi diferencën me një penallti. Deri në këto momente Franca nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë, ndërsa për pak sekonda sërisht magjistari Mbappe dhuroi një perlë dhe shtangu Argjentinën. Tani festa duhet të ndalet dhe do të qëndrojë gjatë në ankth.