Bizneset shqiptare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt përfshirjes së punonjësve të huaj në ekipet e tyre, si një zgjidhje ndaj mungesës së fuqisë punëtore vendase. Ky fenomen po shfaqet kryesisht në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, ku kërkesa për punëtorë mbetet e lartë.





















