Dy valle të traditës myzeqare, Vallja e ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale duke i hapur rrugën edhe aplikimit për në UNESCO. Rubrika Speciale në vijim do të na njohë me veçantitë e Valles dyshe myzeqare e vetmja valle burrash, ku valltarët nuk ndjekin ritmin e defit, por defi këmbët e tyre.





















