Speciale/ Studiuesja e njohur rrëfen për artin e pavdekshëm të Sali Shijakut

30 Shtator 2022, 22:50

I talentuar, i ndjeshëm, filozof i ngjyrave. Ai ishte mjeshtri që e donin të gjithë. Miqtë dhe nxënësit e tij nuk ia harrojnë zërin, me një timbër ndryshe, dhe ngrohur me shpirt e sy të ëmbël. Nuk ia harrojnë bisedat, idetë mbi artin. Nuk ia harrojnë anekdotat fantastike të treguara me aq mjeshtëri. Nga cilido që ka parë e ndjerë artin e Sali Shijakut, do të flitet për një artist të jashtëzakonshëm.