Spektakël me 9 gola, Vllaznia 'bombardon' Dinamon! Drejtuesit shkodran: Na pëlqejnë ditë si këto

19 Tetor 2021, 11:25

9 gola, spektakël dhe fitore mahnitëse për Vllaznisë ka prodhuar ndeshja e fundit e javës së 5 të Superligës. Skuadra shkodrane ka fituar 6-3 kundër nëndetëses falë golave të Diagne, Durdevic, Aralicës ‘dopietë’, Jonuzit dhe Mustedanagic. Një 3 pikësh që kënaqi tej mase tifozët e shumtë në stadium, por edhe drejtuesit e klubit.

Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: ‘Ishte një futboll i bukur dhe pamë një skuadër që ndërvepron e gjitha së bashku. Ishte një spektakël i jashtzakonshëm në Shkodër. Për këtë jemi të kënaqur të gjithë me çunat që bënë më të mirën, duke qenë edhe fantastik.’