Spektakël, emocione dhe katër gola. Liverpool barazoi në derbin e Anglisë 2-2 kundër Manchester United, për javën e 20-të të Premier League. Paçka renditjes, fusha nuk tregoi aspak se "Djajtë" e Amorim të jenë më inferiorë në cilësi dhe lojë.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, paçka se skuadrat patën raste. Në minutën e 52-të Lisandro Martinez kaloi Man. Unitedin në epërsi me një gol të bukur. Vetëm shtatë minuta më vonë Cody Gakpo do përgjigjej me të njëjtën monedhë dhe pasi "shtriu" në tokë de Ligt me një lëvizje të bukur, e djathta e holandezit u ndal në trekëndëshin e Onana.
Në minutën e 70-të de Ligt ndali topin me dorë në zonë dhe pas konsultës me VAR arbitri Oliver akordoi penallti për vendasit, e cila u kthye në gol nga Salah. Egjiptiani gjen golin e 18-të sezonal.