Spitali Memorial i Fierit, në 3 javë 500 pacientë! Drejtoresha: Mbi 10 ndërhyrje kirurgjikale me sukes

17 Qershor 2021, 15:57

Rreth 500 pacientë janë trajtuar në spitalin memorial të Fierit në tre javët e para të çeljes së tij. Pacientët shprehen të kënaqur, ndërsa të gjitha operacionet e kryera deri më tani kanë rezultuar të suksesshme. Drejtoresha Rudina Degjoni  tha për Report TV se brenda gushtit do të çelen edhe disa shërbime të reja.