Stadiumi në Kashar për koncertin e Kanye West, ministri Gonxhja: Do të qëndrojë disa javë, mbajmë edge aktivitete të tjera! Asnjë fond nga buxheti i shtetit nuk shkon për organizimin

1 Maj, 14:37 | Përditesimi: 1 Maj, 14:37

Një stadium në Kashar do të ndërtohet posaçërisht për të organizuar koncertin e Kanye West, ku pritet të mblidhen rreth 60 mijë spektatorë. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja i ftuar në Report Tv tha se u zgjodh kjo zonë për të vendosur stadiumin provizor pasi është më e aksuesushme nga aeroporti i Rinasit, si edhe nga Unaza e Madhe. Për ndërtimin e këtij stadiumi, ministri thekson se nuk do të harxhohet asnjë fond nga buxheti i shtetit, por është e vetëfinancuar nga biletat që shiten nga vetë organizatorët e koncertit (kompani private) dhe promotorët e artistit.

E.H/Shqiptarja.com