Statuti i partisë, Komisioni Statutor në PD diskuton sot për ndryshimet! Basha, Kadilli dhe Harxhi sërish 'përballë'! Të përbashkëtat dhe ndasitë në propozime

14 Korrik 2021, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2021-07-14 13:24:48

Pas zgjedhjeve të 13 qershorit në PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit sot, ndërsa pritet grupi i ngritur në Partinë Demokratike të diskutojë dhe më pas të përzgjedhë mes propozimeve të tyre për ndryshimet statutore. Në tërësinë e tyre, të tre propozimet kanë në thelb demokratizimin e PD dhe hapjen e partisë, por ndryshe nga Basha, Kadilli dhe Harxhi propozojnë sanksionimin në statut të kufizim të mandatit të kryetarit të partisë në 4 vjet në rast të humbjes së zgjedhjeve, propozim ky që nuk preket aspak nga Basha.