Stoltenberg: Ukraina në 10 vite të jetë pjesë e NATO-s, ta mbështesim me armë

5 Korrik, 18:28

Në prag të mbylljes së mandatit në krye të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina mund t’i bashkohet Aleancës brenda 10 viteve të ardhshme. Ai u bëri thirrje vendeve aleate të mbështesin me armë Ukrainën që t’i japë fund pushtimit rus. Ndërkohë mediat serbe raportojë se ka pasur një përplasje mes Rusisë dhe Serbisë, për faktin se armë serbe janë parë në Ukrainë.