Strazimiri-Brahos: Revoltohem kur thua ka pasur efekt parandalues! Kreu i SPAK: E thotë ODIHR, nuk i vlerësoj unë zgjedhjet

1 Korrik, 12:57 | Përditesimi: 1 Korrik, 12:57

Në bllok, opozita u ankua në komisionin e Reformës Zgjedhore për 11 majin dhe sistemin e patronazhimit, ndërsa në seancë dëgjimore ishte thirrur kreu i SPAK, Klodian Braho. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri iu drejtua Brahos duke i thënë se revoltohet kur dëgjon se ai raporton se task-Forca për krimet zgjedhore pati efekt parandalues më 11 maj. Por, Braho u kujdes ti kujtojë se nëse do t’i referohet raportit të OSBE-ODIHR duhet të lexojë edhe atë që shkruhet qartë për Task-Forcën, pra që ka pasur efekt parandalues në krimin zgjedhor. Braho nënvizoi se nuk është ai kompetent për të vlerësuar procesin zgjedhor.

E.H/Shqiptarja.com