Kryeministri Edi Rama thotë se është nder dhe detyrë që të strehojmë afganët, pasi populli shqiptar e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’, ku nënvizon se Shqipëria nuk mund të zgjidhe problemin, por ajo nuk do të bëhet problem.
"Jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe duam t'u japim atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri," tha kryeministri Edi Rama, për 'The Guardian'. “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. ”- tha Rama.















