Strehonin klandestinë nga Bangladeshi për t'i trafikuar drejt BE-së, arrestohen babë e bir në Lushnje

9 Shtator 2021, 19:35 | Përditesimi: 9 Shtator 2021, 19:35

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të  strehuar klandestinë nga Bangladeshi me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dy shtetas të huaj si edhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 5600 euro, një sasi parash që përdoren në Bangladesh, 1 laptop, 6 aparate celularë dhe 1 automjet tip "Renault".

 

KT/Shqiptarja.com