'Struktura e Posaçme ndjek rrugën e pafundësisë së hetimit e gjykimit’, avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin e deputetit, Berishës s'i mbyllet dosja

25 Janar, 22:28

Hetimin ndaj Sali Berishës për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, avokati Sokol Hazizaj e lidh me mandatin e ish-kryeministrit si deputet. Në Frontline në Report Tv Hazaj tha se nëse Berisha nuk ikën nga politika, atij nuk do t’i mbyllet dosja.