Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Synojmë të frenojmë largimet! Gjini: Ju sigurojmë shqiptarëve shërbim për vitet e ardhshme

5 Korrik 2023, 22:43

Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.