Studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Do vijojmë derisa të tërhiqen nga vendimi për punësimin me detyrim

23 Qershor 2023, 11:07 | Përditesimi i fundit: 2023-06-23 16:00:42

Një protestë e dytë me bindjen se do të kenë një përgjigje nga institucionet u zhvillua sot nga studentët e mjekësisë te rektorati në Tiranë. 

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë. Ata u shprehën se edhe pse afati që u kishin lënë institucioneve për t’iu kthyer një përgjigje ishte deri të enjten, nuk pati asnjë sinjal.