Studentët mjekësisë bllokojnë kryqëzimin te 9-katëshet në Tiranë, këndojnë këngë patriotike e himnin e flamurit

11 Tetor 2023, 11:25

Studentët e mjekësisë janë ngritur sërish në protestë, ndërsa si një ditë më parë, bllokuan për pak minuta kryqëzimin në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Ata u ulën këmbëkryq dhe kënduan këngë patriotike dhe himnin e flamurit, ndonëse kundërshtojnë ligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në atdhe.