Studentja e Mjekësisë për Report Tv: Nuk mund të detyrohemi të punojmë në Shqipëri, do luftojmë për kushte më të mira për mjekët

22 Dhjetor 2023, 20:59

Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet padia e studentëve të Mjekësisë, të cilët kërkojnë pezullimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ditën e djeshme, seanca është shtyrë, ndërsa një prej studenteve Dea Guri foli në Report Tv për kërkesat e tyre.