Studimet më të fundit që duhet t’i dijë çdo person diabetik

7 Qershor, 11:01

Diabeti është një ndër sëmundjet që kanë prekur në masë të madhe popullsinë kudo në botë dhe nuk ka kursyer as fëmijët. Duke qenë një sëmundje që duhet mbajtur gjithmonë nën kontroll, dieta e duhur është ajo që ka ndikon në përmirësimin e pacientëve. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” nutriconistja Diola Dosti, tregoi për studimet më të fundit që tregojnë lidhjen e ushqimeve të ndryshme me përmirësimin e shëndetit të pacientëve me diabet.

“Një ndër ushqimet që duhet të jetë në frigoriferin e një diabetiku është brokoli. Brokoli është një ndër ushqimet që  ka një prezencë të kromit në të, dhe me përfshirjen e kromit në planin e tyre nutricional le të themi që deri diku mund të ekuilibrojmë nivelet e sheqerit në gjak. Pra, brokoli duhet të jetë në baza të rregullta ditore. “

“Qepa është një tjetër ushqim që duhet të jetë bazë, madje këtu nëse më lejohet të them një recetë shumë të thjeshtë sidomos qepa e kuqe ka një prezencë shumë herë më të lartë të sulfurit krahasuar me qepën e bardhë dhe të merret dhe të pritet në disa copë, të futet në një gotë me ujë lihet përgjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes lëngu I qepës konsumohet. Përvecse është një antibacterial, virusal shumë I mirë në të njëjtën kohë ndihmon në mënyrë natyrale stabilizmin e nivelit të sheqerit në gjak.”

“ Lëngu I bamjeve është shumë I mirë, po bamjet duhet të jenë të paziera, duhet të priten ën copëza të vogla, të futen në një gotë me ujë dhe përdoret kjo si recetë diku tri javë ose katër javë dhe fillojnë individët që humbasin peshë, por në të njëjtën kohë fillon të stabilizohet niveli I sheqerit në gjak “ u shpreh ajo.

Ndërsa tha se këto ushiqime dhe recetat e ndryshme me to mud të konsumohen pa frikë nga të gjithë individët me diabet duke qenë se nuk kanë asnjë efekt anësor në organizëm:

“Të gjitha sygjerimet që jepen për ushqime nuk kanë efekte anësore por kanë një gjë tjetër, nëse ne flasim për një pacient që merr insulin vazhdimisht, konsumi I ushqimeve që janë të shëndetshme bën që edhe terapia që ai merr ndikon shumë herë më mirë” tha ajo.

Përse ndodh që kur konusmojmë ushqime të pashëndetshme trupi ynë kërkon më shumë ushqim?

Kjo ndodh kurr trupi nuk ka marr nutrientët që I duhen dhe kërkon të marr më shumë, dhe ty të hapet oreksi dhe kërkon ende më shumë ndërsa kur han një banane, deri në dy mundesh, sepse trupi ka marr të gjithë elementët që I duhen. Janë decifencat në minerale të caktuara, në elektrolitë të caktuar, në vitaminca të caktuara të cilat pot ë shohësh cdo sëmundje bazat e tyre janë këto deficenca

Nutricionistja shpjegoi se sipas studimeve të fundit është mirë që diabetikët të zëvendësojnë qumështin e lopës me qumështin e deles dhe glutenin e cila është një proteinë proinflamatore.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha