‘Studio Live’ për Shkodrën, eksperti Softa: Në çdo qytet të vendosen forca RENEA, të veprojnë kur ka atentate! Policia lokale e pafuqishme, krimi ka mbështetje

12 Dhjetor 2024, 19:30 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 19:30

jesë e diskutimeve në “Studio Live” ishte edhe situata e kriminalitetit në Shkodër, atentatet si ai i Dobraçit me 4 të vrarë dhe situata e rendit në vend, si në Vlorë dhe Shkodër, ku ka pasur ngjarje kriminale.

Eksperti e vlerësoi Shkodrën si kryeqendra e kriminalitetit dhe kërkoi aktivizimin apo vendosjen e forcave RENEA në çdo qark, që të ndërhyjnë kur të ketë atentate apo ngjarje kriminale ku përfshihen këto grupe, pasi policia lokale është e pafuqishme dhe ka frikë.

r.k./Shqiptarja.com