Studiuesi Tare për Report Tv: Zjarri në Finiq dogji gjithë zonën arkeologjike! Duhet të krijohet shërbim për ruajtjen e parqeve

10 Gusht, 18:17

Gjithë zona e parkut arkeologjik të Finiqit e cila u përfshi nga flakët mesditën e 8 gushtit, është djegur dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe monumentet antike. Kështu deklaroi në një intervistë për Report Tv, eksperti për trashëgiminë kulturore, Auron Tare, i cili tha se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha.