Stuhia Idalia, Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme në 46 qarqe

29 Gusht 2023, 18:01

Stuhia tropikale “Idalia” pasi goditi Kubën perëndimore pritet të forcohet në një uragan të madh, duke ju drejtuar bregut të Gjirit të Floridës. Erërat me shpejtësi 130 km në orë dhe reshjet e shiut përmbytën disa fshatra një orë larg Havanës. Banorët e Floridës po përgatiten, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumë zona.