Stuhia në Europën Perëndimore, meteorologia: Vendi ynë do të preket shumë pak! E shtuna dhe e diela sjellin rrebeshe, por jo në bregdet

16 Korrik 2021, 13:01

Sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë. Në lidhje me Skype për "Report Tv", sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë. Ajo u shpreh se dita e shtunë dhe e diela do të sjellin një përkeqësim të kushteve të motit, që do të shoqërohet me rrebeshe në zonat veriore, por thekson se zonat bregdetare nuk do të preken.