Suella Braverman insiston: Do t’i çojmë emigrantët në Ruanda, është vend i sigurt! Reagojnë deputetë dhe shoqëria civile: Ajo jeton në planet tjetër

2 Prill 2023, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2023-04-02 16:23:56

Edhe pse komuniteti ndërkombëtar është duke thënë të kundër apo edhe vetë brenda Mbretërisë së Bashkuar ka shumë zëra kritika, Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman vijon të insistojë me bindjen më të plotë, se Ruanda dhe kampet për emigrantë që Mbretëria e Bashkuar ka ngritur atje, janë shumë të sigurt.