Sukses i mundjes shqiptare, triumfojnë Alban Bermeta dhe Alban Beqiri! Mposhtin rivalët turq

22 Mars, 21:50

 Boksieri Alban Bermeta ia ka arritur te fitoje ndeshjen kundër turkut Fatih Keles me pike ne kompleksin olimpik 'Feti Borova'. Shqiptari ka marrë një fitore të vyer ndaj numrit 43 në botë dhe pritet ta ndihmojë shumë në renditje. Sipas të gjitha gjasave Bermeta mund te shkojë te 20 boksierët më të mirë në botë në peshën e tij.                          

Me fitore e mbylli edhe Alban Beqiri i cili gjithashtu mposhti me pikë turkun tjetër Oner Sahinorol. Beqiri pretendon te ngjitet shumë lart në boksin profesionist në një kohë kur pak vite më parë me dorë të thyer u rendit i treti në botë në boksin olimpik. Pukjani gezon edhe titullin kolonel.