Sulçebe për Report Tv: AstraZeneca e sigurt, vaksinimi të vazhdojë! Tirana arrin imunizimin kolektiv në qershor

18 Mars 2021, 17:53

Tirana, si qyteti më numrin më të madh të të prekurve nga COVID pritet të arrijë imunitetin kolektiv në fund të muajit qershor. Anëtari i Komitetit të Imunizimit, Genc Sulçebe tha për Report Tv se me këtë ritëm infektishem në fund të qershorit  popullsia e Tiranës do të jetë e prekur deri në 80 %.

Mund të themi që nëse ne presupozojmë që tani në Tiranë mund të kemi rreth 50% të popullatës që janë të prekur nga koronavirusi, kryesisht me infeksion natyral por edhe ato që janë vaksinuar, atëherë me këtë ritëm presim që në qytetin e Tiranës nga fundi i qershorit mund të kemi arritur atë kufirin e imunitetit kolektiv që është llogaritur me treguesit e sotëm të ngjitshmërisë, të transmetueshmërisë së virusit, të varianteve të reja të virusit, duhet të jetë deri në 80%”, u shprehu imunologu Genc Sulçebe.